Kryeministri Berisha, i cili neser do te jape doreheqjen nga ky post ne nje postim ne rrjetin social facebook shkruan se nuk do te pranoje te hape neser punimet e kuvendit te cilat jane ngritur nga nje maxhorance e lidhur me krimin, mashtrimin dhe parate e droges.Bashke me shkrimin ka postuar edhe nje foto te tij ku shfaqet gjate nje fushate me dy gishtat lart.

Postimi i plote

Une refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit.

Mazhoranca e Piktorit eshte ngritur mbi mashtrimin, krimin, parate e droges!

Te dashur miq, une dua t'ju sqaroj pse refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit te ri. Kjo nuk ka asnje lidhje me faktin se ne kaluam ne opozite. Por sepse kjo mazhorance erdhi ne pushtet me mashtrime antiglobaliste si ato te Papandreut ne Greqi. Papandreu mashtroi greket duke iu deklaruar se "parate jane por duhet te jemi ne" pra duhet te me votoni mua per te dale nga kriza. Miku i tij ne Shqiperi, Piktori i deshtuar, duke perdorur si deshmitar te rreme Ilir Meten, iu premtoi shqiptareve se sherbimi shendetesor do te jete falas pa kontribute, legalizimet do behen falas, çmimet do ulen per te gjitha ushqimet dhe energjine per te gjithe shqiptaret, taksat do ulen per 95 % te shqiptareve, do te krijoje 300.000 vende pune dhe te perndjekurit do ti demshperbleje brenda dy viteve, madje me 25 euro per diten e vuajtjes. Por per te arritur keto duhet te me votoni. 
Dy vjet pas mega mashtrimeve, Papandreu zhyti shume thelle Greqine ne krize ndaj dhe qytetaret i prene bileten dhe ai u zhduk. Se shpejti me siguri kjo do ndodhe edhe me Edi Ramen ne Shqiperi. Kjo mazhorance nuk qendron sepse eshte ngritur mbi mega mashtrimin, parate e droges dhe krimit te organizuar. sb

/durreslajm.com/