SHKODER,8 shtator 2013 – Një 27-vjeçar gjeti vdekjen sot si pasojë e kontaktit me korentin.Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Grudë e Re në komunën Rrethina, Shkodër. Raportohet se Pjetër Mulliri, 27 vjeç kishte hipur në një shtyllë të tensionit të ulët për të rregulluar dritat për shtëpinë e tij.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet.Vetëm një ditë më parë në qytetin e Kukësit, një tjetër person humbi jetën si pasojë e kontaktit me korentin. Një elektreçist mbeti i vdekur në një kabinë elektrike në lagjen Nr.2 të qytetit verilindor.

/panorama/