DURRËS, 7 shtator 2013 – Shqipëria përgatitet për “zahiretë” e dimrit, teksa fabrikat e miellit presin grurë nga grosistët nëpërmjet portit të Durrësit, madje dhe për fundjavë. Sipas raportit ditor të anijeve në portin e Durrësit të së shtunës, 7 shtator 2013, ora 14:46 minuta, në kalatat e portit ndodheshin 4 anije. Njëra ishte bosh dhe po priste të nisej (Frosina) dhe tjetra (Fesco Askold, flamur i Qipros) po shkarkonte 420 copë kontejnerë. Raportohet se ishin dhe dy anije me grurë (Rusich 3, flamur i Rusisë, me 4 315 tonë, bregëzuar ora 9:30 të datës 5 shtator 2013 dhe Nasip, flamur i Panamasë, me 2 380 tonë, bregëzuar ora 14:40 të datës 7 shtator 2013) që po shkarkonin 6 695 tonë gjithsej. Autoriteti Portual Durrës ka marrë njoftim se priten të mbërrijnë dhe tri anije të tjera me grurë, që pasi janë nisur nga deti rus Azov, aktualisht po kalojnë Stambollin e Turqisë: Streamline, flamur i ishujve Komore, me 3 056 tonë të dielën datë 8 shtator 2013; Nakhchivan, flamur i Maltës, me 5 500 tonë dheSormovskiy 3006, flamur i Belizes, me 3030 tonë më datën 10 shtator 2013; gjithsej 11 586 tonë grurë. Kështu, në port dhe rrugës, vetëm për fund javë bëhen 18 281 tonë grurë në total. Qeveria e Federatës Ruse ka njoftuar se Shqipëria është ndër importuesit kryesorë të grurit të stepave të pafundme.
Tekstet shoqëruese poshtë:
1. Tabela e raportit ditor të anijeve në portin e Durrësit më 7 shtator 2013, ora 14:46
2. trafiku i anijeve në portin e Durrësit më 7 shtator 2013, ora 18:00, sipas sistemit automatik të identifikimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





