TIRANË, 7 shtator 2013 – Rrethi i Tepelenës njihet si territor me probleme sizmike, sikurse ka ndodhur afër mesnatës së 5 shtatorit në malet e Kurveleshit. Rrjeti sizmologjik shqiptar, më 6 shtator 2013, ora 20:1:14 GMT ose ora 22:1:14 (koha verore e Shqipërisë, + 2 GMT) ka regjistruar një tërmet të lehtë me forcë M=2.2. me epiqendër në thellësinë 6 km. Departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Universitetit publik Politeknik të Tiranës e lokalizon në fshatin Progonat, 12 km në vijë ajrore në jugperëndim të qytetit të Tepelenës në koordinatat 40.2°V, 19.94°L (shih hartën numër 1, pika e kuqe). Ngjarja tektonike ka ndodhur në lartësinë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, në territorin e komunës Kurveleshit, në jug të fshatit Progonat të rrethit të Tepelenës (shih foton satelitore e hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër dhe hartën nr. 3 për shtrirjen e fshatit).
Info
Komuna e Kurveleshit (jo si zonë etnografike) përfshin, nga ana administrative e pushtetit vendor, fshatrat: Kurvelesh, Progonat, Lekdush, Gusmar, Nivicë, Rexhin.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





