Tirane, 6 shtator 2013- Kryeministri Berisha priti sot në takim homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Në  konferencën e  përbashkët për shtyp, Berisha shprehu mirënjohje për vizitën e kryeministrit Thaçi me rastin e përfundimit të mandatit të qeverisë.

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes vendeve. Marrëveshja e Brukselit është e një rëndësie madhore”, deklaroi Berisha, i cili shprehu bindjen se Kosova dhe Shqipëria kanë perspektivë Europiane.Kryeministri Thaçi i shprehu falenderimet e tij  Berishës për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, procesit të saj të integrimit, por edhe për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”.

Sot jam në Tiranë në një vizitë vllazërore për të falenderuar kryeministrin Sali Berisha për bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm që kemi patur në këto vite. Dua të falenderoj kryeministin Berisha për punën e bërë për shqiptarët, për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin në NATO, për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe për ndërtimin e Rrugës së Kombit” tha Thaçi.