SHKODER,5 shtator 2013- Dy të rinj kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident të rëndë në aksin Shkodër – Hani i Hotit. 

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa një makinë me targa italiane është përplasur me muret rrethues të një shtëpie, duke shkaktuar edhe vdekjen e 2 të rinjve që udhëtonin me makinën. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po udhëtonin viktimat. 
Ende nuk është bërë identifikimi i dy viktimave, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

/panorama/