5 shtator 2013- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pritet të vizitojë nesër Tiranën. Gjatë qëndrimit në vendin tonë Thaçi do të ketë një takim me Kryeministrin në ikje Sali Berisha.Sipas njoftimit për mediat takimi do të mbahet në Kryeministri rreth orës 14:00, ndërsa në mbyllje pritet të ketë një konferencë të përbashkët nga të dy homologët.Takimi vjen në përfundim të mandatit të Berishës si Kryeministër i vendit, ndërsa në fokus mendohen të jenë një sërë temash me interes të përbashkët.