ULQIN,5 shtator 2013 – Një 25-vjeçar nga Kosova është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ulqin, pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 5 persona në një restorant.
Autoritetet në Ulqin bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Shaban Hyseni, nga Ferizaj, i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e 5 personave, tre nga Tirana, një nga Shkodra dhe një nga Ulqini. Fillimisht mësohet se 25-vjeçari Hyseni ka pasur një konflikt me 5 të plagosurit në restorantin Stari Ribar në Ulqin, dhe pas konfliktit ai është larguar duke u kthyer i armatosur duke shtënë me armë zjarri nga dera e restorantit, duke lënë të plagosur shtetasit me inicialet A.T., B.T dhe M.K nga Tirana si dhe G.Gj nga Shkodra. Gjithashtu ka mbetur i plagosur edhe shtetasi S.Z nga Ulqini.
Lokali ndodhet në qendër të Ulqinit, Policia Malazeze ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se ndaj të plagosurve dhe autorit ka pasur një konflikt për motive banale.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Tivarit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Arrestimi i 25-vjeçarit Shaban Hyseni nga Ferizaj i Kosovës dhe me banim në Ulqin është bërë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, si dhe është bërë sekuestrimi i armës së zjarrit me të cilën ka kryer krimin.
/BalkanWeb/
Ulqin, kosovari qëllon me armë në restorant, plagos 4 shtetas shqiptarë e 1 ulqinak
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjeti vdekjen pas përplasjes me shkëmbin gjatë stuhisë/ Dëshmia tronditëse nga vdekja e biznesmenit të njohur në Qipro
Vodhi “Audin Q5”, por “kyç” gojën për të bërë deklarimin, policia kërkon ndihmën e Ambasadës Italiane
Morina përballet me fluksin rekord të pushuesve/ Në një javë, mbi 200 mijë shtetas kosovarë hynë në Shqipëri
Mori informacion se lumi po dilte nga shtrati dhe dha urdhrin për evakuim, si i shpëtoi mësuesi hero 900 nxënës në Nepal





