DURRËS, 5 shtator 2013 – Shtatori në Shqipëri do të jetë i nxehtë gjatë ditës dhe i freskët gjatë natës, për shkak të diferencës së madhe midis temperaturave maksimale dhe atyre minimale. Departamenti i klimës dhe mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të universitetit publik Politeknik të Tiranës thotë se Shqipëria, si pjesë e rajonit të Ballkanit vazhdon të ndikohet nga periferia e një fushe me presion atmosferik të lartë.
Situata sinoptike (figura nr. 1)
Në figurën nr. 1 paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 6 shtator në orën 00. Vërehet se rajoni i Ballkanit vazhdon të ndikohet nga periferia e një fushe me presion atmosferik të lartë.
6 shtator 2013 (figura nr. 2)
Do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi. Temperaturat ekstreme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 12, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius; në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius.
7 shtator 2013 (figura nr. 3)
Do të mbizotërojë mot i i kthjellët me vranësira të pakta në vendet malore. Në orët e mesditës në jug të vendit pritet edhe ndonjë shi i dobët lokal. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 12 km/orë, nga veriperëndimi. Temperaturat ekstreme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 12, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius; në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius.
8-11 shtator 2013 (figura nr. 4)
Situata sinoptike e parashikuar për datën 9 shtator në mesditë, që jepet në figurën nr. 4, tregon për ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të lartë, në dobësim gradual, mbi rajonin e Ballkanit. Rrjedhimisht, pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në zonat malore në orët e mesditës, që do të shtohen në fund te periudhës. Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 23-25 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 28-31 gradë. Temperaturat minimale do të luhaten: në vendet malore nga 12-14, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 15 deri në 17 gradë. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga kuadranti i perëndimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





