DURRËS, 5 shtator 2013 – Më 17 dhjetor 2012 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 5 shtatorin e çdo viti si ditë ndërkombëtare të bamirësisë. Pikërisht, sot për herë të parë duhej që qeveria shqiptare, e cila ishte dhe një nga kërkueset e nxjerrjes së rezolutës, të njoftonte opinionin publik se ka një ditë të bamirësisë. Vetë OKB-ja sjell si ikonë të kësaj dite shqiptaren e madhe Nënë Tereza. Po ashtu në muajin shtator ka dhe disa ditë të tjera ndërkombëtare / botërore si ajo e demokracisë (15 shtatori), e solidaritetit të gazetarëve (8 shtatori), e detarisë në kujtim të “Titanic”-ut (26 shtatori), turizmit (27 shtatori) etj.

5 Shtator Dita ndërkombëtare e bamirësisë (International Day of Charity)        

8 Shtator Dita ndërkombëtare e luftës kundër analfabetizmit (International Literacy Day)

8 Shtator Dita ndërkombëtare e solidaritetit të gazetarëve (International Day of Journalists' Solidarity)

9 Shtator Dita ndërkombëtare e bukurisë (The International Day of Beauty)  

10 Shtator Dita botërore e parandalimit të vetëvrasjeve (World Suicide Prevention Day)     

12 Shtator Dita e OKB-së për kooperimin Jug-Jug (United Nations Day for South-South Cooperation)

15 Shtator Dita ndërkombëtare e demokracisë (International Day of Democracy)

16 Shtator Dita ndërkombëtare për mbrojtjen e shtresës së ozonit (International Day for the Preservation of the Ozone Layer)

21 Shtator Dita ndërkombëtare e paqes (International Day of Peace)

22 Shtator Dita botërore pa makina (World Car Free Day)   

26 Shtator Dita botërore e detarisë (World Maritime Day)

26 Shtator Dita evropiane e gjuhëve (European Day of Languages)

26 Shtator Dita botërore e kontraceptivëve (World Contraception Day)

27 Shtator Dita botërore e turizmit (World Tourism Day)

28 Shtator Dita botërore e luftës kundër tërbimit / hidrofobisë (World Rabies Day)

28 Shtator Dita botërore e zemrës (World Heart Day)

29 Shtator Dita ndërkombëtare e atyre që nuk dëgjojnë (International Deaf Day)

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/