4 shtator 2013-Kryeministri Berisha priti sot Majlinda Kelmendin, Kampionen e re të Botës në xhudo dhe trajnerin e saj Driton Kuka. Berisha përgëzoi Kampionen e Botës Majlinda Kelmendi dhe e felenderoi për emocionet e jashtëzakonshme që i dha çdo shqiptari dhe atij personalisht me fitoren e ndeshjes të dy javëve më parë për titullin kampion bote në xhudo që u mbajt në Brazil dhe që u përcoll me shume jehonë nga media ndërkombëtare.“Shqiptarët e kanë pritur me vite kurorën e parë të mbretit në sport, por kurorëzimi i një mbretëreshe si ty Majlinda ishte simbolika më e bukur!”-, u shpreh kryeministri Berisha, duke i dhuruar asaj dhe trajnerit Kuka monedhën e argjendtë të 100 vjetorit të pavarësisë.Majlinda Kelmendi, Kampionia e Botës në xhudo, duke falenderuar kryeministrin Berisha për vlerësimin tha se ai dhe familja e saj ishin të parët që e përgëzuan për fitoren dhe se me këtë fitore shleu një peng nga mosarritja e rezultatit të dëshiruar në Olimpiadën e Londrës të një viti më parë.