• Ekskluzive / E përmuajshmja britanike Port Strategy: Historia ndoshta do të tregojë dhënien e koncesionit kompanisë turke si gabimin Nr. 1 nga pikëpamja e sigurimit të një operimi modern, efikas në përpunimin e kontejnerëve në Durrës për të mirën e Shqipërisë si një e tërë

  • Koncesioni i terminalit të kontejnerëve në Durrës po rezulton jo-konvencional

  • Qeveria Berisha po ikën me një skandal ndërkombëtar nëpër këmbë

DURRËS, 3 shtator 2013 – “Fiasko në Durrës”, ky është titulli i një shkrimi të botuar në numrin e fundit të së përmuajshmes britanike Port Strategy. Ekspertët e komentojnë “shpartallimin” (debacle) e kompanisë metalurgjike për menaxhimin e terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit dhe për shkak të dhënies të bonusit nga qeveria shqiptare një kompanie që nuk ka haber nga portet (a non-port operating company). Berisha dhe Olldashi kanë shpërfillur dhe konsulencën e evropiane për të mos kompensuar “Kurum”-in me koncesion për shkak se do t’i kthente portit kantierin detar që e blenë nga polakët brenda territorit të portit. Në këtë mënyrë, Qeveria Berisha po ikën me një skandal ndërkombëtar nëpër këmbë. Në vijim durreslajm.comdo të botojë materiale të tjera për këtë problem. Ja teksti i plotë i shkrimit me titull në origjinal “Durres debacle” (Fiasko/ shpartallim i [Kurum-it]Durrësit).

 Efektivisht ajo çka del nga një tender i hapur asnjëherë nuk është rrugë e mirë për të pasur një rezultat pozitiv në një koncesion terminali kontejnerësh, sidomos kur koncesion i jepet një kompanie që është kompani, e cila nuk merret me biznes portual-detar (a company that is a non-port operating company).Por në portin shqiptar të Durrësit një partner i parë një dhe pastaj një partner i dytë operues u përballën me vështirësi gjatë punës me kompaninë, e cila nuk merret me biznes portual-detar, partneri i parë qysh para se të jepej koncesioni dhe partneri i dytë në prag të marrjes në dorëzim.Partneri i parë ishte kompania turke Global Investments Holding dhe i dyti kompania malteze Hili Industries. Ata të dy gjetën partneritet me grupin turk Kurum Holdings në lidhje me koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Durrës, një aktivitet tejet ‘hot’ për t’u trajtuar.Në kuadër të procesit të koncesionit për terminalin e kontejnerëve në Durrës, Kurum-it iu dhanë pikë speciale për kantierin detar në Durrës, që [Kurum-i] e kishte në pronësi, duke ia kthyer sërish Autoritetit Portual Durrës. Kjo gjë lehtësoi pjesërisht në ristrukturimin e përgjithshëm të portit të Durrësit. Këto “pikë speciale” luajtën rol kryesor në atë që Kurum-it t’i jepej koncesioni – në thelb ishte një proces koncesioni që lëvizi rezultatin, duke peshuar në favor të një ofertuesi / blerësi. Historia ndoshta do të tregojë këtë si gabimin Nr. 1 nga pikëpamja e sigurimit të një operimi modern, efikas në përpunimin e kontejnerëve në Durrës për të mirën e Shqipërisë si një e tërë.Megjithatë, edhe me këtë lloj procesi ishte dhe ende është një kusht i domosdoshëm për një partner kapitali me ekspertizë, por në realitet kjo është e pavend. Pse? Është fakt se të dy investitorët thelb e konsideruan partneritetin me Kurum-in si jofunksional.Në rastin e Hili Industries, një operator me reputacion të mirë i një portofoli të vogël terminalesh, po reflektonte se Kurum-i në të vërtetë nuk dëshironte një partner operimi, se synimi i tij gjatë gjithë kohës ta bënte vetëm këtë gjë. Ky pretendim ka lindur ndoshta nga diskutimet se Kurum-i është angazhuar me operatorë ndërkombëtarë lidhur me ri-shitjen e koncesionit 35-vjeçar – APM Terminals[kompani ndërkombëtare që operon terminale kontejnerësh, me seli në Hagë –durreslajm.com], duke qenë se është një emër i përmendur në këtë kontekst.

Shitje me skonto

Ajo është shumë e pazakontë të fitosh një koncesion dhe menjëherë të gjesh mundësinë për ta rishitur. Mënyra më normale e veprimit është investimi në objekt dhe në fuqi punëtore, rritja e efektivitetit, rritja e të ardhurave dhe maksimizimi i fitimeve dhe pastaj të kërkohet optimizim i të ardhurave nga një shitje me skonto (sell off) pas këtyre aktiviteteve.Ka thashetheme se pritshmëritë e Kurum-it në lidhje me një çmim shitjeje janë krejtësisht joreale – 100 milionë dollarë është një shifër që është përmendur. Është e vështirë të jepet një etiketë çmimi të tillë për një strukturë që është objekt i përshtatur për kontejnerë, i vendosur në portin e brendshëm të Durrësit me kufizime në projekt.Një shifër e tillë u mendua, sigurisht, të jetë më shumë një produkt i çmimeve të fryra të rishitjes së terminalit, që janë qenë manifestuar në Turqi vitet e fundit se sa ndonjë vlerësimi i përshtatshëm biznesi në Durrës. Nëse një shitje e tillë do të bëhet e mundur atëherë ajo mund të jetë rruga e vetme bindëse që terminal i kontejnerëve i Durrësit të realizojë pritshmëritë pas përfundimit të procesit të koncesionit.Banka Botërore ka qenë aktive në Durrës duke përgatitur një projekti për të përmirësuar efektivitetin dhe kapacitetin efektiv të portit. Kjo përfshin rritjen e orientimit të tij komercial me krijimin e një autoriteti autonom portual, privatizimin e operacioneve, përmirësimin e procedurave doganore, rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e operacioneve dhe të sigurisë.Koncesioni i terminalit të kontejnerëve rrodhi jashtë këtij procesi, por është e qartë, se nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Pronarë anijesh dhe klientë të terminalit në përgjithësi nuk shohin ndonjë gjë të përmirësuar, teksa Kurum-i përpiqet  të gjejë mënyrën e tij në përpunimin e kontejnerëve nëpërmjet burimi të vetëm ‘punësimi emergjence’ (hired in help), në vend të bazës shumë më të gjerë të resurseve të një investuesi me përvojë.

Info/ Kronologjia e koncesionit

1. Vendim Nr. 532, datë 13.7.2011

Për miratimin e kontratës së koncesionit “Për menaxhimin, operimin,  mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në  portin e Durrësit”, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Durrës Kurum Shipping” SHA dhe “Global Ports Holding” SHANë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4 e 27 të ligjit nr. 9663, datë  18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe  Transportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e kontratës së koncesionit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe  Transportit, si autoritet kontraktues dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Durrës Kurum Shipping” sh.a., dhe “Global Ports Holding” sh.a., për menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin  teknik të terminalit të konteinerëve në Portin e Durrësit, sipas tekstit dhe anekseve që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha   

2. Vendim Nr. 665, datë 26.9.2012

Për miratimin e një ndryshimi në kontratën e koncesionit për menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Durrës Kurum Shipping” sha dhe “Global Ports Holding” sha, miratuar me Vendimin nr. 532, datë 13.7.2011 të Këshillit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 128 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative” dhe të neneve 15, 21, pika 4, e 27, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e një ndryshimi në kontratën e koncesionit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, si autoritet kontraktues, dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Durrës Kurum Shipping” sh.a. dhe “Global Ports Holding” sh.a., për menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit, sipas tekstit dhe shtojcës 1, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha (Fletorja Zyrtare nr. 136 viti 2012 faqe 7725)

3. Nga njoftimi i APD-së, datë 6.2.2013

Më 6 shkurt 2013 në mesditë, në mjediset e drejtorisë së përgjithshme të APD në prani të ministrit të Punëve Publike e Transportit, Sokol Olldashi, u nënshkrua Procesverbali i Dorëzimit për Koncesionin e parë në territorin portual. Marrëveshja e dorëzimit, që parashikonte transferimin e infrastrukturës së terminalit si dhe personelit e tij nga APD-ja te shoqëria koncesionare Kurum, u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i APD Eduard Ndreu dhe administratori i shoqërisë koncesionare Kurum Ahmed Kursun. Në ceremoni mori pjesë edhe administratori i përgjithshëm i kompanisë turke, Hashmet Kurum. Pas nënshkrimit të materialeve nga palët, ministri i Sokol Olldashi, tha për mediet e pranishme se, “ky koncesion është një arritje shumë pozitive për portin e Durrësit, sepse do t’i lejojë terminalit të kontejnerëve të marrë nga dita në ditë një volum më të madh dhe një peshë gjithmonë më të madhe në aktivitetin ekonomik të portit. Për më tepër le të përmendim faktin, që pjesë e marrëveshjes së këtij koncesioni ka qenë rikthimi për APD për një sipërfaqe tokësore dhe ujore prej 140 mijë metra katrore, pra ish-kantieri detar, që ka qenë në posedim të plotë të shoqërisë Kurum, – vlerësoi ministri Olldashi. Koncesioni parashikon një investim në vlerën prej 30.5 milionë USD përgjatë 35 viteve të zhvillimit të koncesionit, – tha më tej z. Olldashi. Koncesioni parashikon që të gjithë punonjësit e Terminalit të kontejnerëve do të vazhdojnë të punojnë, tanimë jo si punonjës së portit detar, por si punonjës të Terminalit të kontejnerëve me koncesionin Kurum. Ministri Olldashi tha më tej se Kurum-i, që është një nga investuesit më të mëdhenj të huaj në vend, dhe do të dijë në bashkëpunim me partnerët e tyre ta administrojë këtë koncesion në mënyrën më të mirë të mundshme për të rritur përfitimin ekonomik të terminalit, i cili ndahet në një mënyrë shumë të mirë mes shtetit, APD-së dhe vetë shoqërisë. Sipas Olldashit,  21 për qind e tarifës do t’i shkojë APD-së, megjithëse Terminali do të funksionojë si koncesion, 2 për qind i shkon buxhetit të shtetit dhe pjesa që mbetet, sigurisht i shkon shoqërisë (vijon).

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”