“The Voice of Albania”, edicioni i tretë, që nis së shpejti në Top Channel, thuhet se do te ketë ndryshime edhe ne përbërjen e jurisë.
3 shtator 2013-Kemi dëgjuar një thashetheme këto dite në lidhje me dy këngëtare shumë të talentuara. Thuhet se Aurela Gaçe do të zëvendësojë Miriam Canin në spektaklin e talenteve “The Voice of Albania”, edicioni i tretë, që nis së shpejti në Top Channel.
Ndërsa bëhen gati për këtë spektakël, bëhet e ditur se nuk do të ndryshojë pjesa tjetër të jurisë, pra Elton Deda, Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri.
Miriami, e cila për këtë projekt u shpërngul në Shqipëri, për hir të së vërtetës ka pasur një gjykim shume objektiv e profesional gjatë të gjitha netëve, duke u bërë madje një ndër personazhet më të preferuara të publikut, megjithatë kështu e kanë këto punë.
Nga ana tjetër, Aurela Gaçe me siguri do t’i japë nota shumë origjinale “The Voice”.
/shqip/





