TIRANE,2 shtator 2013- Kryeministri në ikje Sali Berisha, ka komentuar anulimin e mbledhjes së kryeministrit të ardhshëm Edi Rama në Durrës. Sipas Kryeministrit, anulimi i mbledhjes erdhi sepse Rama nuk bindi dot pronarët e hoteleve për ta pritur falas kabinetin e tij.
Duke iu referuar kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Berisha thotë, se ky i fundit as që e ka futur dorën në xhep për të marrë përsipër shpenzimet e mbledhjes së dytë të qeverisë Rama.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se, 'Shkaku i anulimit qendron në faktin se Gjushi nuk bindi dot pronarët e hoteleve në Durrës për të pritur falas kabinetin e Piktorit dështak për nderin që po i bënte qytetit bregdetar me eventin historik! Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as që futi dorën në qese për të sponsorizuar një pjesë të shpenzimeve të orgjive dhe mbledhjeve të qeverisë nomade dhe pa dokumenta të zotit Rama një qytetin e tij. Inati ështe diku tjetër”- përfundon statusi.
Berisha: Mbledhja e Ramës në Durrës u anulua, nuk e financoi miliarderi ‘Gjushi’
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA-së
Horoskopi ditor, 27 prill 2026
Skena të çmendura në Turqi, tifozët futen në ring dhe rrahin boksierin rus
Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet, pasojat në politikën amerikane





