ITALI,2 shtator 2013 – Selia e Shenjtë në Vatikan, parashikon një luftë të III Botërore, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërkombëtarët vendosin për ndërhyrje të armatosur në Siri. Deklarata e Vatikanit vjen pas tensionit dhe zhvillimeve të fundit, ndërkohë që presidenti Obama pret “OK” nga Kongresi Amerikan për ndërhyrje.
Papa Françesku u lut të dielën në Romë për armëpushim, ndërsa ftoi bashkësinë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut, e jo luftës.
Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me anëtarë të Kongresit për të paraqitur argumentat e tij për sulm ushtarak kundër Sirisë. Obama tha se do të presë për miratim nga Kongresi para se të merret vendimi përfundimtar. Një zë i fuqishëm për veprim kundër Sirisë, Senatori republikan John McCain tha për rrjetin CBS dje se goditja vetëm me disa raketa është thjesht një gjest simbolik. Ai tha se Presidenti duhet të hartojë një plan për Sirinë që përfshin një kërcënim për të çliruar vendin nga Bashar al-Assadi.
/BalkanWeb/
Lufta në Siri, Vatikani: Rrezikohet lufta e III-të Botërore
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Morina përballet me fluksin rekord të pushuesve/ Në një javë, mbi 200 mijë shtetas kosovarë hynë në Shqipëri
Mori informacion se lumi po dilte nga shtrati dhe dha urdhrin për evakuim, si i shpëtoi mësuesi hero 900 nxënës në Nepal
Islanda i thotë “Jo” BE-së, referendumi qytetar kundërshton rifillimin e negociatave
Martohet Bes Kallaku? Planet e çiftit për një fëmijë! Kapitulli i ri i jetës së aktorit pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj





