VLORE,2 shtator 2013 –Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Forcave të Armatosura , Bujar Nishani ka vizutuar sot helikoptermbajtësen britanike HSM Ilustrios të vendosur në hapësirën detare të Gjirit të Vlorës. Presidenti Nishani në vizitën e tij ka qenë I shoqëruar nga ministrja e ardhshme e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nga Ministri në ikje Arben Imami , nga Ministri i Forcave të sigurisë së Kosovës, Agim Ceku si edhe nga zyrtarë të Forcave tona të armatosura.
Gjatë vizitës në helikoptermbajtësen britanike, Presidenti Nishani ka takuar drejtues të trupave ushtarake britanike që po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2013”.
Po sot, pritet që të bëhet një prezantim edhe për mediat në lidhje me drejtimet dhe synimet e kësaj stërvitjeje të përbashkët, pjesë e kuadrit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, që shtrihet në periudhën kohore 11gusht-13 shtator 2013.
Në stërvitje marrin pjesë 3000 trupa britanike, komando dhe forca detare, si edhe një efektiv prej 35 vetash nga Forcat e Armatosura Holandeze, të cilat operojnë në këtë stërvitje së bashku me trupat britanike.
Stërvitja “Albanian Lion 2013”, shtrihet në një territor të gjerë, nga rajoni i Bizës, në Pashaliman, Kuçovë, Karaburun dhe Sazan. Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të angazhohen me trupa dhe mjete të Forcave Detare, si dhe me efektivë të Forcave Tokësore.
/BalkanWeb/
Vlorë, Nishani-Kodheli vizitojnë helikoptermbajtësen britanike
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bujar Qesja gazetari që ndërtoi shkollën e vet të raportimit njerëzor
Ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, Shemi Krasniqi dhe kontributi i tij në muzikën shqiptare
Të martën mblidhet KB Durrës, në fokus buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2026
Aksident në Lukovë/ Shoferi 15-vjeçar përplaset një automjet, i mituri përfundon në spital





