2 gusht 2013-Mbyllet marrëveshja mes policisë rrugore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për patrullimet e përbashkëta në rrjetin kryesor rrugor të vendit, me synim kontrollin më të mirë të fluksit në rritje të lëvizjes e të zgjidhjes së shpejtë të problemeve që dalin gjatë gjithë sezonit turistik.Sipas një plani nga të dyja palët, patrullimet e përbashkëta kanë qenë të fokusuara në akset rrugore kombëtare që lidhin bregdetin shqiptar me rajonet e tjera të vendit, nga ku fluksi i hyrjes së shtetasve të huaj është më i madh dhe mundësia e aksidenteve është evidente.Punonjësi në drejtorinë rajonale të policisë rrugore, Ylber Nela është shprehur se: “Kontrolli i përbashkët vlerësohet mjaft pozitiv. Numri i aksidenteve me pasoja të rënda për jetën e njeriut ka ardhur duke rënë, edhe pse ende vazhdon të mbetet mjaft shqetësues, veçanërisht në autostradën e Kombit”. Patrullimi i përbashkët i akseve rrugore me policinë kosovare sipas marrëveshjes së përbashkët ka qenë i miratuar për periudhën 1 korrik deri 31 gusht.

/sot news/