DURRËS, 2 shtator 2013 – Sërish vetëvrasje, tani me armë zjarri. Njoftime paraprake me burim drejtorinë e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit flasin për një vetëvrasje të dyshuar të një 40-vjeçari në veri të qytetit bregdetar. Në afërsi të pyllit me pisha në fshatin Rinia të komunës së Katundit të Ri në rrethin e Durrësit është gjetur i vdekur Shkëlqim Mullaj, banor nga ish-ferma shtetërore e Xhafzotajt, mes komunave të Rrashbullit dhe Xhafzotaj. Në autoveturën në pronësi të të ndjerit është gjendur një pistoletë model 54, me të cilën mendohet se është kryer akti i vetëvrasjes, pasi 40-vjeçari ka lënë një letër, ku shpjegon arsyet e aktit të dëshpëruar. Uniformat blu po bëjnë veprimet procedurale dhe po kryejnë verifikimet nëpër një hetimi të hollësishëm.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/