1 shtator 2013 – Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka publikuar sot me krenari dhe kënaqësi, ddhuratat që ai ka marrë nga skulptori holandez Jaap van't Veer, "një admirues dhe mik i madh i Shqipërisë." "Më dhuroi një skulpturë të gdhendur në një gur të marrë nga Bjeshkët e Namuna,"- shkruan Berisha sot në Fb. – "Në këtë vepër, ai ka gdhendur historine e ngjitjes së kombit tonë në kohën e Skënderbeut, rrëzimin e tij gjatë pushtimit osman, diktaturës hoxhiste dhe ringritjen e tij në maja më të larta pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Pasi i shpreha mikut mirënjohjen më të thellë për këtë kryevepër të vërtetë, dhurata më e bukur e jetës sime, ne diskutuam për Alpet e veriut, Bjeshkët e Namuna, banorët e të cilave Rose Wilder Lane në "bestseller"-in e saj "Majat e Shalës" shkruan se janë në fëmijërinë e racës arjane, kurse siluetat e majave të tyre i përshkruan si silueta perëndimore. Miku im Jaap jetonte prej dhjetë vitesh në Alpe, ku unë kam kaluar atje 27 vera të fëmijërisë dhe rinisë sime duke u ngjitur në majat e tyre." Mesuam mjaft gjera nga njeri – tjeri per Alpet. Ai i njihte me mire se une Bjeshket e Namuna. E informova se tani se fundi nje ekip amerikan ka zbuluar tre akullnaja shekullore ne keto Bjeshke. Zoti Jaap van't Veer me kerkoi t'i quajme Bjeshket e Bekuara. Une jam dakord me te. Ato nuk jane te mallkuara por epike deri ne legjende, hijerenda, mistike, madheshtore, te perjetshme ndaj dhe shtypi europian po i quan gjithnje e me shume Himalajat e Europes
Berisha krenar: Dhurata e Veer, një skulpturë guri nga Bjeshkët e Namuna
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Morina përballet me fluksin rekord të pushuesve/ Në një javë, mbi 200 mijë shtetas kosovarë hynë në Shqipëri
Mori informacion se lumi po dilte nga shtrati dhe dha urdhrin për evakuim, si i shpëtoi mësuesi hero 900 nxënës në Nepal
Islanda i thotë “Jo” BE-së, referendumi qytetar kundërshton rifillimin e negociatave
Martohet Bes Kallaku? Planet e çiftit për një fëmijë! Kapitulli i ri i jetës së aktorit pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj





