TIRANË, 1 shtator 2013 – Muaji gusht u mbyll me lëkundje toke në zonën naftëmbajtëse të Fierit. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 31 gusht 2013, ora 17:47:26 GMT ose 19:47:26 (koha verore e Shqipërisë +2 GMT) një tërmet me magnitudë 2,3 dhe epiqendër në thellësinë 8 km. Sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Universitetit publik Politeknik të Tiranës ngjarja tektonike ka ndodhur në një largësi 13 km në vijë ajrore në verilindje të qytetit të Fierit në koordinatat 40.78°V, 19.72°L (shih hartën nr 1, pika e kuqe). Google earth-i e lokalizon në zonën e banuar të komunës së Strumit të rrethit të Fierit (shih hartën nr. 2 dhe foton satelitore, shigjeta e gjelbër).
Info
Komuna Strum ka në përbërje fshatrat Strum, Arapaj, Velmish, Suk i Sipërm, Suk i Poshtëm.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





