TIRANE,1 shtator 2013– Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi njofton se sot hyn ne fuqi paketa civile, e cila i vjen ne ndihme mijera qytetareve. “Thyejme tabute dhe sjellim nje tradite te re ne fushen civile. Me shume se 30.000 qytetare ne vit nuk do shkojne me ne gjykate per te kerkuar deshmine e trashegimise, nuk do te harxhojne me mijera leke per shpenzime gjyqesore dhe aferisht nje muaj kohe, por do te perfitojne kete sherbim ne pak minuta, nga noteri. Nga neser qytetaret qe kane fituar nje proces gjyqesor nuk do te detyrohen te shkojne serisht ne gjykate per te filluar nje tjeter proces, ate te leshimit te urdherit te ekzkutimit”- shkruan Halimi ne nje postim ne profilin e tij ne FB. 

Sipas tij, gjykime per leshimin e urdherit te ekzekutimit nuk do te kete me.
Qytetaret do te informohen edhe nepermjet sms-ve apo e-mail-it per diten e gjyqit, per cfare ka ndodhur ne seance dhe do te kene mundesi monitorimi 24 ore ne 24.

Halimi sqaron se reforma civile qe hyn sot ne fuqi, ndihmon ne rritjen e eficenses se sistemit gjyqesor duke eleminuar muajt e pritjes per daljen e dates se gjyqit apo zvarritjen me vite ne Gjykaten e Apelit dhe Gjykaten e Larte.
Gjyqtaret do te kene me pak procese; ndaj trupat gjykues me fleksibel si dhe kalendari elektronik per proceset civile do te shkurtojne kohen e gjykimit per kedo qe i drejtohet gjykates.

“Hyrja e kesaj pakete ne fuqi eshte siguri e shtuar edhe per sistemin bankar i cili do te kete mundesi te ekzekutoje me shpejt kredite e keqija; do te mund te kontrolloje online se cfare ben permbaruesi me ceshtjen e tyre si dhe te siguroje kolateralin”- shkruan ai.

/paorama/