31 gusht 2013- Prestigjiozja “The Economist” paralajmëron kryeministrin e ardhshëm Edi Rama përmes një shkrimi ku shprehet se: "Edi Rama duhet të nxitojë. Senatorët e PS nuk do ta presin gjatë". Revista britanike shkruan në një artikull të kushtuar Shqipërisë se emrat e mëdhenj të PS kanë mbetur të pakënaqur nga krijimi i qeverisë së re pasi prisnin që të vlerësoheshin me vende pune pas zgjedhjeve, por që për momentin ata do ta mbështesin Ramën, ashtu siç do të bëjë edhe kreu i LSI, Ilir Meta, por nëse ndonjë nga palët do të tregojë dobësi, thikat do të rishfaqen.Artikulli citon ministrin e ardhshëm, Erion Veliaj, të theksojë nevojën për çrrënjosjen e evazionit fiskal. Sipas tij, taksa e sheshtë do të zëvendësohet me një sistem të drejtë taksash, por Veliaj ne prononcimin e tij nuk përmend fjalën “progresive”.“The Economist” pohon se disa prej premtimeve elektorale të socialistëve sic është ai i 300 vendeve të punës do të jenë të vështira për t’u mbajtur.  Ekspertë të huaj të pyetur nga revista, shtojnë se Shqipëria ka mundësi të shumta, por ka gjithashtu një vision të kufizuar.

http://www.sot.com.al/politike/economist-rama-duhet-t%C3%AB-nxitoj%C3%AB-senator%C3%ABt-e-ps-nuk-presin-gjat%C3%AB