TIRANË, 31 gusht 2013 – Regjistrohen lëkundje toke në liqenin artificial të kryeqytetit, më 30 gusht dhe sizmologët e Universitetit publik Politeknik, me seli në parkun e madh, njoftojnë me një ditë vonesë. Departamenti i sizmologjisë (përgjegjës z. Rrapo Ormëni) i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (drejtor z. Marenglen Gjonaj) në Universitetin publik Politeknik të Tiranës (rektor z. Jorgaq Kaçani), njofton më 31 gusht, rreth orës 14:00 të 31 gushtit për një tërmet që ka rënë më 30 gusht 2013, ora 12:35:9 (GMT) ose ora 14:35:9 (koha verore e Shqipërisë). Vërtet, ngjarja tektonike ka pasur një magnitudë 2.4 dhe epiqendër në thellësinë 18 km. Por kjo nuk shfajëson “rojat” e rrezikut sizmik për paralajmërimin në kohë të popullsisë, për më tepër që ka rënë në koordinatat 41.31°V, 19.82°L (shih hartën nr. 1, pikën e kuqe). Dhe ku? Në mes të liqenit artificial, 200 metra në vijë ajrore nga ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës (shih hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër që lokalizon tërmetin dhe sipër korpusi i UPT-së).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





