TIRANË, 31 gusht 2013 –  PD-ja pret të “nese ndërtohet një LMN-2 në gjirin e kësaj mazhorance të madhe”. Alfred Lela, drejtori i të përditshmes “Mapo”, një gazetë afër kreut të PD-së Lulzim Basha, ka botuar në numrin e 31 gushtit një koment me titull provokues “A është gjallë Ben Blushi?”. Pasi i bën reklamë një shkrimi të gazetës së vet me titullin “Rama mbledh ekspertët e huaj, mungojnë ‘senatorët’ e PS”, mendon se paradoksalisht, madhësia e mazhorancës “është edhe rreziku i saj më i madh. Për faktin se në të gjallojnë më shumë se dy vektorë interesash e pushteti, më shumë se dy variante përplasjesh, dhe të paktën një fuqi që mund ta çojë në knock down”. Autori ka parasysh mundësinë e largimit të LSI-së nga koalicioni (sikurse e ëndërron një deputete e PD-së), njëri vektor, dhe nxitjen e një Lëvizjeje të Mendimit Ndryshe nr. 2, duke pasur parasysh deputetin Ben Blushi, i cili dështoi me LMN nr. 1, vektori tjetër. LSI-së nuk i intereson largimi nga “tava” e pushtetit, pas premtimit që ka dhënë Ilir Meta në “provimin” e Uashingtonit. Kurse “senatorët” e PS-së, si Pandeli Majko e ndonjë tjetër, nuk janë shquar për ndonjë diversion kundër partisë së tyre, për më tepër, që bashkë me Blushin, kanë udhëhequr fushatën e 23 qershorit në qarqet fituese.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/