31 gusht 2013- Pas  publikimit te  lajmit për 'dorëheqjen' e zëdhënëses së Kryeministrit, ka ardhur dhe reagimi i vetë Erla Mëhillit. Ajo përgënjeshtron një gjë të tillë duke thënë se do të japë dorëheqjen ditën që Berisha do të dorëzojë postin e Kryeministrit.

"Nuk e dija që paskam dhënë dorëheqjen. Nëse disa i kanë ngaterruar fotot që postova dje, po ju them se janë foto të vjetra të bëra gjatë këtyre viteve punë. Nuk kam dhënë asnjë dorëheqje. Une largohem ditën që do të largohet Kryeministri", shprehet Mëhilli.