VLORË,31 gusht 2013 – Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Vlorë, në rrugën “Transballkanike”. Policia e Vlorës konfirmon se makinës ngjyrë gri, me targa AA 663 FB, i ishte vënë dinamit poshtë saj. Shpërthimi ka ndodhur në një moment kur ajo ishte ndaluar, pasi ishte në ecje. Nga shpërthimi ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit. Policia është duke vijuar hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët që kanë vënë dinamitin.