30 gusht 2013– Kjo është një video ku duket Shkëlzen Maliqi, në vitin 1998, vetëm disa muaj para ndërhyrjes së NATO-s. Ai është në një tavolinë duke folur në cilësinë e drejtorit të Fondacionit Soros, i rrethuar nga disa gazetarë e intelektualë, me te cilët argumentonte se – “NUK KA MOMENT MË TË PAVOLITSHEM SE KY ME E NISË LUFTËN ME SERBINË. Në këtë tavolinë së bashku me Maliqin ishin dhe emra si Isuf Berisha, Astrit Salihu, Mufail Limani, Ekrem Kryeziu, Ylber Hysi.
Mediat kosovare nderkohe, kane mbajtur qendrime te ndryshme lidhur me shpalljen dje nga Rama te keshilltarit te tij te ri. Radio Kosova e Lirë ka qenë ndër mediat kosovare me qëndrimin më ekstrem për këtë zgjedhje të Ramës. Ajo e quan babanë e z.Maliqi një person që ka vrarë shqiptarë dhe vë shenjën e barazimit mes Ramës dhe Berishës në qëndrimet ndaj Kosovës: “…Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se këshilltar të tij për çështje rajonale ka emëruar, Shkëlzen Maliqin, titistin e përbetuar të jugosllavizmit, djalin e ish-sekretarit Krahinor për Punë të Brendshme të Kosovës në kohën e demonstratave të vitit 1981, shqiptar-vrasësin, Mehmet Maliqi. Edi Rama, ashtu sikur Sali Berisha duket se nuk mund të lirohen nga nostalgjia për regjimin titist jugosllav…” – shkruhet në lajmin e radio Kosova e Lirë
/gazeta dita/





