TIRANË, 29 gusht 2013 – Mbledhja jozyrtare e radhës e qeverisë në ardhje pritet të zhvillohet në Durrës, njofton e përditshmja “Dita”, e afërt me mazhorancën e pas-shtatorit. Pas mbledhjes dyditore në Vlorë javën e kaluar, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, do të mbledhë kabinetin e tij të hënën në qytetin bregdetar. Mbledhja e së hënës ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër, por zgjedhjet që zhvillohen të dielën në komunën Rrethina kanë qenë arsyeja e ndryshimit të vendit të takimit të ministrave që pritet të nisin punën në 9 shtator. Vendimi është marrë për të shmangur keqkuptimet që mund të lindin për ndonjë presion të mundshëm nga ana e qeverisë së re.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/