TIRANË, 29 gusht 2013 – Partia e re Kristian Demokrate, që sa hyri në zgjedhje, fitoi një mandat deputeti në aleancën e majtë, mund të marrë postin e prefektit të qarkut të Durrësit, aq i lakmuar nga të gjitha forcat politike. Kryetari i Partisë Kristian Demokrate, deputeti Mark Frroku, meqë nuk mori një post ministri në qeverinë e Edi Ramës, sikurse ishte rënë dakord para 23 qershorit, nuk refuzon role të dyta për elektoratin e tij që theu kryeparlamentaren katolike Jozefinë Topalli në qarkun e Shkodrës. Vetë Frroku ka bërë publike ambiciet e partisë së tij në një konferencë shtypi më 18 gusht 2013: “Propozimet konkrete janë në nivelin e dytë, që do të thotë prefekt në qarkun e Shkodrës, Tiranës, Durrësit apo dhe të Elbasanit. Në nivel zëvendësministrash, ku ne akoma nuk kemi bërë propozim konkret, por jemi të fokusuar te kërkesa jonë për një zëvendësministër. Pastaj në nivele të tjera, pra drejtorie, mendojmë që në javët e ardhshme të jenë kërkesa të sakta.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





