JANINE,29 gusht 2013-Dy shqiptarë, babë e bir kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në aksin rrugor Janinë- Kozanë, në afërsi të fshatit Perivleptos.
Një autobus me pasagjerë dhe një makinë private, në të cilën udhëtonin dhe viktimat janë përplasur fort me njëra- tjetrën në orët e para të mëngjesit.
Shoferi i makinës, 36 vjeç, gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa i biri i tij, 12-vjeçar, nuk mundi tu shpëtojë plagëve të marra, edhe pse ndihma e mjekëve që e madhe.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe djali tjetër i viktimës, 6 – vjeç, me fraktura të rënda në këmbë. Ai po i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale.Sipas mediave greke, edhe pse përplasja ka qenë e dhunshme mes dy automjeteve, autobusi ka mundur të qëndrojë në rrugë, duke mos u dëmtuar asnjë prej shumë pasagjerëve që udhëtonin me të.
Aksident i rëndë në Janinë, vdesin babë e bir, po ktheheshin në Shqipëri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?





