28 gusht 2013- Goditet për vdekje nga një rrufe pasditen e sotme një 21 vjeçar nga Saranda, gjatë kohës kur ishte duke kullotur bagëtitë.I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë dhe një tjetër banor, i cili ka qenë dëshmitar në kohën kur rrufeja shkarkoi mbi 21 vjeçarin, Mikel Mehmeti.Banori tentoi t’i vinte në ndihmë të riut, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë. 21 vjeçari ishte djali i vetëm i familjes.
/sot news/





