DURRËS, 28 gusht 2013 – Të miturit nga Shijaku po guxojnë të padisin prindërit e tyre për rrahjet që u bëjnë. Drejtoria e Policisë së shtetit e qarkut të Durrësit thotë se më datë 27.08.13 u plotësuan dy kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, formalitet disi i veçantë. Janë dy kallëzime fëmijësh 14 vjeç nga fshatrat e Shijakut që i kanë thënë “mjaft” dhunës fizike nga njëri prej dy prindërve. Një djalë ka paditur të atin 38 vjeç, G. D.; kurse një vajzë të ëmën, 41 vjeç, M. T.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





