DURRËS, 28 gusht 2013 – Sërish vetëflijim me “bar miu”, një periudhë me stres dhe hallë po i çon njerëzit drejt aktit të dëshpëruar. Drejtoria e Policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton se më 27 gusht 2013, rreth orës 16.45, është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” i helmuar shtetasi Besnik Kumbulla, 55 vjeç, nga Durrësi. Por i cili rreth orës 18.15 ka ndërruar jetë. Veprimet e para hetimore ngritën dyshimin mbi një vetëhelmim me fostoksinë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





