DURRËS, 28 gusht 2013 – I shpallur në kërkim pse ishte dënuar në mungesë për narkotrafik, është orvatur të fshihet në Itali, por u kap para se të hipte në traget. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton se më 27 gusht 2013, rreth orës 23.50, nga shërbimet e stacionit të policisë kufitare në portin e Durrës, drejtimi “Dalje”, u kap i kërkuari L. S., 22 vjeç, nga Rrogozhina. Ai ishte dënuar në mungesë nga gjykata e rrethit gjyqësor të Durrësit me 3 vjet, 7 muaj e 1 ditë burg për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 11 shkurt 2013. Këtë rast e ka marrë në dorë seksioni kundër narkotikëve në policinë e Durrësit, që po vijon veprimet proceduriale për ndalimin e këtij shtetasi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





