DURRËS, 28 gusht 2013 – Po bëhen problem fatkeqësitë rrugore me autovetura që përplasin motoçikletat. Drejtoria e Policisë së shtetit e qarkut të Durrësit bën të ditur se më 27 gusht 2013, ora 15.00, u arrestua në flagrancë V. S., 23 vjeç, nga fshati Hamallaj Durrës. Më 26 gusht 2013, rreth orës 18.30, në segmentin rrugor Manzë-Kullë, në kohën kur drejtonte automjetin e markës Jaguar me targa AA819EA, ka aksidentuar shtetasin E. S., 37 vjeç, nga Rrushkulli, që lëvizte me një ciklo-motorYamaha pa targa. I dëmtuari aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Po më 27 gusht 2013, rreth orës 22.40, në segmentin rrugor Sukth-Shijak, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar Ylber Likmetën, 25 vjeç, ngaKatër Rrugët e Shijakut. Ky i fundit po ngiste një motoçikletë Dajang. Aktualisht i dëmtuari ndodhet nën trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





