DURRËS, 28 gusht 2013 – Kryeministri në ardhje Edi Rama nuk kursen as “të tijtë”, me sa duket, sajti stoprrenimit.com është një “kamxhik” për të ndëshkuar të gjithë për katastrofën urbane në Shqipëri dhe në Durrës. Tërheq vëmendjen fakti se në faqe është postuar një foto-mesazh, ku thuhet se në ndërtimet mbi amfiteatër ka klientelë të Berishës, por edhe të kryebashkiakëve të majtë të Durrësit: Miri Hoti, Lefter Koka, Vangjush Dako. Numri i denoncimeve me foto-video në sajtin stoprrenimit.com ka arritur në 564 të tilla, ku ka dhe disa nga Durrësi. Mësohet se edhe militantë të PD-së po e shfrytëzojnë këtë mundësi që jep Rama për t’u shfryrë si ndaj PS-së ashtu dhe ndaj PD-së. Ndërkaq moderatori i faqes “mavi” editon postime të paredaktuara me një shqipe të shëmtuar, me gjithë kujdesin e Ramës ndaj gjuhës standard. “Dyrrah”-u riprodhon fjalë për fjalë këtë mesazh që shoqëron një foto nga amfiteatri, ku nuk evidentohet ndonjë ndërtim pa leje (shih poshtë print-screenin e faqes):
VENDNDODHJA E NDERTIMIT: Zona A Durres (ndalim total në ndërtim): Teatri i Lashte:
RRETHI: Durrës
QYTETI / FSHATI: Durres:
PERSHKRIM: Zona A Durres (ndalim total në ndërtim): Teatri lashtë: nga viti 1996 u ndërtua atje në vitin 2013, por të paligjshme: një skandal ndërkombëtar: PD klientelë Berisha në vitin 1996; klientelë Miri Hoti, Lefter Koka, Vangjush Dako! Hotel Meridian: paligjshme! Ujërave të zeza, teatër, Ministri Albert B
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





