TIRANË,28 gusht 2013- Vritet me sende të forta një person pas sherrit për gërvishtjen e makinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 minuta të ditës së sotme pranë fushës “Ali Demi”, Tiranë.
Viktima mësohet të jetë shtetasi Gëzim Karaj, i cili humbi jetën rrugës për në spital.
Burime nga policia e kryeqytetit konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një sherri mes viktimës dhe autorit. Dëshmitarët i rrëfyen policisë se konflikti ndodhi si shkak i gërvishtjes së një automjeti i cili ishte parkuar.
Ende nuk dihet nëse autori i vrasjes ka qenë një person apo disa persona, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/balkanweb/





