28 gusht 2013-Sipas klasifikimit të revistës prestigjioze Forbes, ylli i pop-it Madonna është më e paguara në botën e showbiz-it. Këngëtarja ka fituar plot 125 milionë dollarë gjatë vitit të fundit, falë turneut MDNA, linjave të veshjeve dhe parfumeve.Pas saj renditet i dyti regjisori Steven Spielberg me 100 milionë dollarë. Regjisori Steven Spielberg pati sukses të madh gjatë vitit të shkuar me filmin ‘Lincoln’.Ndërsa i treti është babai i "X Factor" Simon Cowell me 95 milionë. Pas Madonnës deri në vendin e 9 dominojnë meshkujt, ndërsa në vend të 10 renditet Lady Gaga me 80 milionë dollarë.





