TIRANË,27 gusht 2013 -“Ekonomia shqiptare sot ka shumë dyqane e shumë berberë, mos ma merrni për ofendim, bëjnë shumë mirë që janë, por dhe pse i keni, do të vijoni të mbeteni të varfër sepse vetëm një sektor prodhues, industria mund t’i japë më shumë këtij vendi”. Këtë mendim ndau sot në studion e News24, i ftuar në rubrikën ‘Opinion, Gerald Knaus, presidenti i Iniciativës Europiane të Stabilitetit. Knaus mori pjesë në punimet dy ditore të Konferencës "Shqipëria e Gjeneratës Tjetër", e organizuar në Tiranë nga PS.
Sipas Knaus, industria kërkon njerëz të trajnuar dhe ky do të jetë problemi që do të vonojë rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Ju mendoni se do të ishte e mrekullueshëm sikur ndryshimi të bëhet menjëherë, por dhe në rast se funksionon industria, duhen mrekullia në 2 vjet nuk do të ndodhë. Sepse industria tekstile marrim shembull kërkon inxhinierë të trajnuar, dhe kjo do vite punë”.
Më tej, presidenti i Iniciativës Europiane të Stabilitetit solli një shembull, si duhet të prodhojmë një strukturë të ndryshme të ekonomisë.
“Nëse doni të përmirësoni shkollat, 10% janë para, por 90% janë mësuesit. Si mund të kesh mësues të motivuar me arsimim më të mirë, ashtu sikundër kanë bërë dhe vende të tjera, si Finlanda, etj dhe nëse rrit cilësinë e mësimdhënies, ke shqiptarë të arsimuar mirë në dije e kulturë”.
Sipas Knaus, konferenca e Ps është një iniciativë e mirë për vendin për vetë problemet që ka aktualisht ekonomia shqiptare.
“Në Shqipëri shumë pak njerëz punojnë. Papunësia është një ndër problemet kryesore në vend. Konferenca ishte dicka mjaft e mirë”.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/gerald-knaus-shqip-ria-ka-shum–dyqane-e-berber–por-ekonomin–e-rrit-industria-146303.html
Gerald Knaus: Shqipëria ka shumë dyqane e berberë, por ekonominë e rrit, industria
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





