27 gusht 2013- Moti i keq dhe erërat e forta kanë lënë në qiell të hapur dy familje në qytetin e Shkodrës, pasi çatia e banesës ku jetonin është shembur si shkak i reshjeve të shiut dhe erës gjatë 24 orëve të fundit në veri të vendit.Dy familjet përkatësisht Vjerdha dhe Kurti tashmë kanë mbetur pa banesë edhe pse kjo e fundit i përkiste ish-pronarëve, mirëpo këto dy familje ishin strehuar në këtë godinë, pasi nuk kishin plotësuar kushtet për të përfituar kredinë për marrjen e një tjetër banese.Banorët e këtyre familjeve i kanë bërë apel strukturave të shtetit që të ndërhyjnë dhe t'i sistemojnë pasi për ta ekziston dhe frika se mos banesa e tyre shembet totalisht dhe i zë brenda.

http://www.sot.com.al/aktualitet/moti-i-keq-l%C3%AB-n%C3%AB-qiell-t%C3%AB-hapur-dy-familje-n%C3%AB-shkod%C3%ABr