E ndërsa procesi i numërimit në KZAZ nr.21 vijon që prej pasdites, nisa prej numëruesve e kanë ndërprerë punën për pak minuta t’u ushqyer.

Pavarësisht se i përkasin dy subjekteve politike rivale, PS dhe PD, dy prej tyre nuk kanë nguruar, por kanë pozuar me dy gishtat lart.

Edhe mes numëruesve të tjerë, atmosfera duket shumë miqësore.

Pasi punuan që nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme e deri rreth mesditës, në këtë KZAZ u ndërpre puna, me qëllim që numëruesit dhe komisionerët të pushonin.

Në këtë KZAZ ndodhet aktualisht edhe koordinatori politik, Adrian Çela, i cili shfaqet në krah të djathtë të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako në foton e shkrepur nga Denis Simaku.

Më herët, në këtë KZAZ erdhi dhe drejtuesi politik i PD Edi Paloka, që bëri edhe një deklaratë për mediat, ku tha se ka nisur të kthehet rezultati për Partinë Demokratike, pasi fillimisht u numëruan bastionet e PS.