DURRËS, 2 maj 2013 – Ermira Demiraj, Ermira Vasili, Leonard Deda, Entela Shkodrani, Blerta Gjoni, Alert Xhaja, mjekë në klinikën e dermatologjisë të spitalit rajonal të Durrësit, ndërmorën studimin e parë në Shqipëri mbi efikasitetin dhe sigurinë e terbinafinës në trajtimin e pacientëve me dermatit seborrhoik, bën të ditur revista “Medicus”
Dermatiti seborrhoik është sëmundje inflamatore kronike e lëkurës e karakterizuar nga lezione në lëkurë, të lokalizuara në pjesët e lëkurës të pasura me gjëndra sebace.
Në studimin e spitalit të Durrësit u përfshinë 30 të sëmurë ambulatorë (14 meshkuj dhe 16 femra) me dermatit seborrhoik të formave të lehta deri mesatare.
Studimi tregon se terbinafina orale përmirëson dukshëm pikëzimet e shenjave klinike.
Ky trajtim paraqet një profil të përshtatshëm sigurie.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





