“Bashkëshorti im tradhtar është ulur në radhën 129, vendi 31, karrikja 7-8 në këtë stadium, së bashku me prishësen e familjes”.

Me këtë parrullë dhe mënyrë origjinale të deklarimit të tradhëtisë, një grua denoncoi publikisht veprimet e bashkëshortit të saj.

Parrulla është shpalosur gjatë një ndeshjeje mundjeje. Ajo nuk u mjaftua vetëm me parrullën pasi kishte veshur edhe një bluzë rozë ku kishte stampuar të njëjtin shkrim.

Pjesëmarrës të shumtë në stadium u përqendruan tek parrulla e çuditshme dhe nuk e patën të vështirë të identifikonin burrin tradhtar së bashku me të dashurën e tij.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/