SHBA, 17 prill 2013 – Bioinxhinierët amerikanë kanë zhvilluar një teknologji për prodhimin e niseshtesë ushqimore nga celuloza e lëndës drusore në shkallë industriale. Si lëndë të parë ata propozojnë përdorimin e mbeturinave të kompanive përpunuese të drurit.

Sipas rezultateve të studimit, nga 200 kg celulozë mund të përftohen deri në 20 kg niseshte, e cila i siguron njeriut karbohidrate për 80 ditë. Kosto e këtij konvertimi është 1.000.000 $.

Shkencëtarët besojnë se kërkimet e mëtejshme do të zvogëlojnë koston e prodhimit të niseshtesë deri në 50 cent për person në ditë.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/