ITALI, 17 prill 2013– Një kilogram kokainë është gjetur e fshehur gjysëm metri nën tokë.
Gjashtë shqiptarë, të gjithë të dyshuar, përfunduan në pranga.
Ky është rezultat i një operacioni të kryer nga Skuadra Mobile e Trevisos.
Cilësia e drogës që është gjetur në fakt të bën të mendosh se gjashtë shqiptarët janë pjesë e një organizate të madhe.
Kokaina e konfiskuar ka një vlerë prej rreth 50,000 € e cila e hedhur ne tregun me pakicë mund të shkojnë deri në 100.000 euro.
Dyshimi është se pluhuri i bardhë ishte i destinuar për një klasë të lartë klientele në Veneto dhe Trentino Alto Adige.
Kokaina u gjet e fshehur në kopshtin e një puntori, i cili pak ditë më parë ishte në ndjekje nga policia për vjedhjen e një dyqani të vogël disa vite më parë.





