ITALI, 17 prill 2013– Një burrë me origjinë shqiptare, për muaj me rradhë rrihte gruan e tij për shkak se ai nuk dëshironte që ajo të dilte dhe të frekuentonte njerëz të tjerë.

Policia ndërhyri  gjatë lajmërimit të bërë tek 118, në një shtëpi të banuar nga një çift shqiptarësh  pa fëmijë.

Ai, një fermer 44 vjecar  rrihte gruan, një shtëpiake 24 vjecare, sepse nuk duhej të largohej nga shtëpia dhe të frekuentonte njerëz të tjerë. 

Vajza e cila rrihej prej muajsh nga bashkëshorti telefonoi 118, për të bërë denoncimin nga goditjet dhe shenjat e shumta të shkaktuara në fytyrë. 

Menjëherë pas bërjes së denoncimit kanë ndërhyrë forcat e rendit.

Mbi shqiptarin rëndon akuza për  kryerjen e veprës penale keqtrajtim në familje dhe plagosje.

Burri la shtëpinë duke u detyruar të jetojë tek një i afërm në Asti.