ITALI, 17 prill 2013– Janë arrestuar dy persona të dyshuar italian, të identifikuar si hajdutë prostitutash, të cilët hiqeshin si shqiptarë.

Sipas policisë italiane janë 4 viktima të konfirmuara.

Claudio Cordara dhe Mauro Sorio, të dy tridhjetë vjecar me çeshtje penale të mëparshme, u arrestuan nga karabinierët me akuzën e të qenurit autorët e vjedhjeve të grave prostituta në zonën Asti.

Duke u hequr si qytetarë shqiptarë ,nën kërcënimin e një pistolete, i detyronin të dorëzonin paratë, celularë dhe të gjitha objektet me vlerë qe gjenin në shtëpitë e prostitutave, të cilat në disa raste dhe dhunoheshin.

Viktimat deri tani të konfirmuara janë katër vajza, të gjitha të huaja.