Anaidi dhe Xhimi ndodhen në tavolinën e ngrënies dhe aty ndodhet edhe Rikja.
Ajo fillon të bisedojë me dy djemtë që përpiqen herë pas here ta provokojnë, por edhe ajo i provokon vazhdimisht duke u bërë edhe pyetje të sikletshme.
Djemtë e pyesin se çfarë mendimi ka ajo për ta dhe vajza u përgjigjet “jeni dy dallavere ju, por s’jeni keq më pëlqeni si tipa”. Anaidi dhe Xhimi çohen dhe e puthin në faqe vajzën të dy njëherësh, për ta falënderuar për fjalët e mira”. Më pas vajza u thotë “për momentin mendoj kështu”.
Më pas Rikja pyet Anaidin se çfarë mendon ai për të , por Anaidi refuzon që t’i përgjigjet dhe vajza i thotë “mirë pra edhe unë e kisha me shaka, nuk mendoj vërtetë se je tip i lezetshëm” në këtë mënyrë edhe ajo provokon Anaidin.
Ngandonjëherë djemtë e teprojnë me shakatë e tyre dhe vajza i paralajmëron duke thënë “kursejini këto batuta se mund të bëhem shumë e egër”.
Xhimi në një tjetër moment e ngacmon vajzën për pamjen e saj tërheqëse dhe ajo i kërkon që të mos komentojë këtë gjë sepse ai është sa babai i saj në moshë dhe në këtë mënyrë e vë në siklet dhe se ajo nuk i pëlqen shakatë e tilla.
Rikja e Big Brother 6 me foto të "nxehta"
Rikja eshte modelja seksi, e cila hyri javen e kaluar ne shtepine e Big Brother, qe per nje kohe shume te shkurter u be sensacion, sidomos tek meshkujt qe pelqejne vajzat e bukura.
Ndoshta nuk e keni besuar, por nje vajze atraktive si kjo, e lindur ne Durres por qe jeton tani ne Itali, ka deklaruar se lexon rregullisht Kuranin dhe i lutet zotit vetem kur ka nevoje.





