TIRANE, 17 prill 2013– Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth në një prononcim për mediat  ka pohuar  largimin e tij në Shqipëria, pasi siç u shpreh i është ofruar një post i rëndësishëm në diplomacinë gjermane, por ka theksuar se do të jetë në vendin tonë edhe për zgjedhjet e 23 qershorit. 

“Sa i përket publikimit nga një e përditshme të largimit. Unë jam diplomat gjerman dhe kam 3 vjet këtu. Ministria e Jashtme gjermane më ka ofruar një post të mirë dhe unë e kam pranuar dhe kjo lëvizje bëhet brenda këtij viti. Megjithatë do të doja të rrija edhe për zgjedhjet”, tha Wollfarth.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në KQZ dhe dorëheqjes së nënkryetarit Denar Biba, ambasadori Wollfarth theksoi se e respekton këtë vendimin dhe shprehu besimin se zgjedhjet e 23 qershorit nuk do të cenohen. Ai kërkoi që KQZ të jetë e ndarë nga politika.

“Kam një respekt për Bibën dhe vendimin e tij. Për mendimin tim ai ka krijuar një atmosferë konstruktive për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit, për përgatitjet teknike. Do të doja të përgëzoja anëtarë e KQZ-së dhe jam i sigurt që do të na marrë malli për të. Jam i bindur që ai do të ketë një të ardhme profesionale sepse ai e meriton”, tha Wollfarth.