DURRES, 17 prill 2013 – Kryetari i LSI-së në Durrës dhe njëkohësisht deputeti i këtij qarku Lefter Koka doli sot në një konferencë për shtyp gjatë të cilës deklaroi se duke nisur nga dita e sotme ky formacion politik do të nisë të gjitha procedurat ligjore për rreshtimin e anëtarëve të këshillave komunalë dhe bashkiakë në qarkun bregdetar përkrah anëtarëve të PS-së.

Vendimi vjen një ditë pasi strukturat drejtuese të LSI në Tiranë njoftuan se përfaqësuesit e kësaj force politike në organet drejtuese të pushtetit lokal do të bashkojnë votat me PS-në.

Sipas deputetit Lefter Koka vendimi i marrë vjen pas miratimit nga ana e Kuvendit të shkarkimit të përfaqësuesit të LSI nga KQZ, veprim ky antiligjor sipas Kokës.

Nga ana tjetër Koka theksoi se nisma e ndërmarrë nga LSI do të synojë të çlirojë nga monopolizimi i tejskajshëm institucionet vendore në Durrës për t’ua kthyer ato qytetarëve.

I pyetur lidhur me mos miratimin e paketës fiskale, e cila po mban peng kalimin e projektbuxhetit për diskutim në Këshillin Bashkiak, Koka u shpreh se pas bashkimit të votave me PS kjo paketë e penguar deri tani për shkak të një marrëveshjeje të përbashkët mes PD dhe LSI pritet të kalojë për diskutim në organin vendimmarrës të pushtetit lokal.  

DEKLARATA E PLOTE E KRYETARIT TE LSI, LEFTER KOKA

Në fillim të prillit LSI ju përgjigj pozitivisht ftesës së PS-së për një alenacë parazgjedhore, shumë shpejt u ndeshëm me një reagim të pakuptimtë e nervoz të Partisë Demokratike. Ky reagim kulmoi me kërkesën anitligjore për largimin e njërit prej përfaqësuesve të KQZ-së, propozuar ky nga LSI. Ky veprim i papërgjegjshëm cënoi kodin zgjedhor, cënoi rëndë demokracinë në vend, e ngjalli pasiguri për zgjedhje normale më 23 qershor. Ndodhur përballë një individi e një partie në largim, ku për 8 vjet bënë të pamundurën për të kontrolluar çdo pushtet, politik, ekonomik, pra kontrolluan të gjitha institucionet e pavarura, rritën varfërinë dhe papunësinë në vend. Të gjitha këto në shërbim të një individi në dëm të Shqipërisë e shqipëtarëve.

Ndaj ne sot, për të shpëtuar Durrësin nga monopolizimi i ndodhur kudo, në një port që nuk është më i durrsakëve, për një hekurudhë të rrënuar, për një transport rrugor të diskriminuar, për një flotë peshkimi gati mesjetare dhe ajo që është më kryesore gati në kufijtë e të parikuperueshmes, shkatërrimi i administratës publike mbushur kjo me militantë arrogantë. Të vendosur së bashku me Partinë Socialiste, sot fillojmë procedurat ligjore për t’ja kthyer këshillin bashkiak dhe këshillin e qarkut, maxhorancës reale, PS dhe LSI. Ne jemi të bindur se qytetarët e durrësit pavarësisht bindjeve politike do të dinë më 23 qershor të bëjnë me zgjuarsi ndryshimin e madh, për ti rikthyer Durrësit dinjitetin e munguar. Thirrja ime për të gjithë pushtetarët vendor, drejtuesit e Institucioneve në qarkun e Durrësit është: Mos u bëni pre e klithmave të dëshpëruara të kryetarit tuaj, ky pasion për pushtet i ka rrëzuar atij arsyen. Durrësi e Shqipëria janë para së gjithash. 

1- Lidhur me vonesat për vendimarrje të krijuar nga e djathta e djeshme në këshillat bashkiak, çfarë do të ndodhi tashmë që do të ndodhë nisja e procedurave ligjore për ndyrshimet?

Siç jeni në dijeni, partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka qënë në një koalicion qeverisës me PD-në dhe për pasojë shumë vendime janë marrë me propozime poltike. Ajo që unë sapo sqarova është që maxhoranca reale sot në këshillat bashkiak dhe ato të qarkut është pra, maxhoranca ndërmjet dy forcave politike të majta PS dhe LSI, ndaj shumë shpejt ne do të ndryshojmë raportet dhe vendimarrja do të jetë në shërbim të qytetarëve jo vetëm të Durrësit por në këshillat e gjithë qarkut. 

2-A ka për qëllim ky ndryshim raporti, ndryshimin në këshillat bashkiak dhe ato të qarkut?

Sigurisht që përballë këtij fenomeni, siç është rasti i kërkesës për ndryshim të antarit të Këshillit qendror të zgjedhjeve, të gjithë institucionet janë të uzurpuara nga një individ i vetëm dhe në shërbim të një personi të vetëm. Ndryshimi do të vijë më 23 qershor. 

/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/